Kryefaqja Dieta Vitaminat dhe mineralet e jetëgjatësisë – ushqimet ku gjenden

Vitaminat dhe mineralet e jetëgjatësisë – ushqimet ku gjenden

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë listuar 36 lëndët ushqyese të “jetëgjatësisë”, që gjendem kudo, nga mishi i kuq deri te pastat – që mund të shtojnë vite jetë.

Konsumimi i dhjetëra vitaminave dhe mineraleve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Më poshtë gjeni të listuar disa nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për shëndetin dhe ushqimet e pasura në to.

Vitamina A

Ofron mbrojtje kundër: Verbimit, disa lloje kanceri, aknet dhe osteoporza

Gjendet: Të brendshmet e viçit, vaji i peshkut, qumështi, vezët, perimet në ngjyrë portokalli, si karota dhe patatet e ëmbla.

Vitamina B1 (Thiamine)

Ofron mbrojtje kundër: Problemeve me sistemin nervor, muskujt dhe zemrën.

Gjendet: Bifteku, frutat e thata, bollguri, portokalli, vezët, farat e lirit dhe bishtajoret.

Vitamina B2 (Riboflavin)

Ofron mbrojtje kundër: Kataraktit, sëmundjes së zemrës dhe migrenës.

Gjendet: Mishi i kuq, bajamet, produktet e bulmetit, vezët, peshku dhe perimet e gjelbra, si kale dhe spinaqi.

Vitamina B6

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe alcajmerit.

Gjendet: Mishi i peshkut, viçit, pulës, buka, vezët dhe perimet.

Vitamina B12

Ofron mbrojtje kundër: Anemisë

Gjendet: Produktet shtazore, si mishi i viçit, pulës, peshkut, vezët dhe produktet e bulmetit, si dhe drithërat e fortifikuar.

Biotina

Ofron mbrojtje kundër: Sklerozës së shumëfishtë

Gjendet: E verdha  e vezës, bajamet, lulelakra, djathi, kërpudhat, patatet e ëmbla dhe spinaqi.

Vitamina C

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, osteoporoza, anemia

Gjendet: Te të gjitha frutat dhe perimet, sidomos brokoli, lakrat e Brukselit dhe lulelakra.

Kholine

Ofron mbrojtje kundër: Problemeve me mëlçinë, trurin, muskujt dhe sistemin nervor.

Gjendet: Mëlçitë e viçit, salmoni, qiqrat, vezët dhe mishi i gjelit të detit.

Vitamina E

Ofron mbrojtje kundër: Problemet me lëkurën, zemrën dhe sytë.

Gjendet: Vajrat bimorë, frutat e thata, farat e lirit dhe perimet e gjelbërta.

Acidi folik

Ofron mbrojtje kundër: Një gjendje shëndetësore e quajtur në gjuhën mjekësore “Spina bifida” te të sapolindurit nëse merret në fillim të shtatzënisë; disa lloje kanceri dhe anemisë.

Gjendet: Te perimet me gjethe jeshile, qitrot, fasulet, dhe drithërat e fortifikuar.

Niacina

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, dëmtimit nervor dhe artritit.

Gjendet: Mëlçitë e viçit, mishi i pulës, i gjelit të detit, peshkut,

Vitamina B5 (Pantothenate)

Ofron mbrojtje kundër: Çrregullimeve ADHD, artritit, alergjive, rënies së flokëve, astmës dhe kolitit.

Gjendet: Kërpudhat, peshku, avokado, vezët, mishi i pulës, bifteku, mishi i gjelit të detit dhe farat e lulediellit.

Kalciumi

Ofron mbrojtje kundër: Dëmtimit të kockave, disa lloje kanceri dhe diabeti.

Gjendet: Produktet e bulmetit, perimet me gjethe jeshile, produktet e sojës, mishi i peshkut.

Khloride

Ofron mbrojtje kundër: Niveleve të rrezikshme të tensionit të gjakut dhe sinjalizimit të dobët nervor.

Gjendet: Kripa, algat e detit, domatet, sallata jeshile, selinoja dhe ullinjtë.

Jodi

Ofron mbrojtje kundër: Dëmtimit të kockave dhe disfunksionit imunitar.

Gjendet: Algat e detit, produktet e bulmetit, karkalecat, peshku tuna, vezët dhe kumbullat.

Hekuri

Ofron mbrojtje kundër: Nivelet e ulëta të oksigjenit në trup.

Gjendet: Mishi i kuq, gocat e detit, spinaqi, mëlçia e viçit, thjerrëzat, farat e kungullit, kuinoa dhe mishi i gjelit të detit.

Fosfori

Ofron mbrojtje kundër: Artritit, osteoporozës dhe rënies së aftësisë njohëse.

Gjendet: Qumështi, mishi, fasulet, thjerrëzat dhe frutat e thata.

Kaliumi

Ofron mbrojtje kundër: Goditjes në tru, osteoporozës dhe gurëve në veshka.

Gjendet: Kungulli, patatet e ëmbla dhe kosi.

Sulfur 

Ofron mbrojtje kundër: Infeksioneve bakteriale dhe akneve.

Gjendet: Produktet e detit, vezët, mëlçia e viçit, frutat e thata dhe bulmeti.

Zinku

Ofron mbrojtje kundër: Hemorragjisë, disfunksionit imunitar dhe problemeve me tiroiden.

Gjendet: Produktet e detit, mishi i viçit, i pulës, vezët, fasulet, thjerrëzat dhe farat e lirit.

Vitamina K

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, osteoporoza dhe rënies së aftësisë njohëse.

Gjendet: Majdanozi, spinaqi, rrushi dhe vezët.

Seleni

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, alcajmerit, goditja në tru dhe disa lloje kanceri.

Gjendet: Frutat e thata, farat e lulediellit, mishi i pulës, vezët dhe sardelet.

Vitamina D 

Ofron mbrojtje kundër: Rakit (njohur si osteomalacia te të rriturit), disa lloje kanceri, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe rënies së aftësisë njohëse.

Gjendet: Peshku i yndyrshëm, si salmoni, sardelet dhe skumbri.

Acidet yndyrore omega 3

Ofron mbrojtje kundër: Sëmundjeve të zemrës, alcajmerit, parkinsonit, çrregullimeve bipolare dhe depresionin.

Gjendet: Peshku i yndyrshëm

Magnezi

Ofron mbrojtje kundër: Kanceri, sidomos kundër kancerit të mushkërisë; sëmundjeve të zemrës dhe goditjen në tru.

Gjendet: Frutat, perimet, drithërat, farat e lirit dhe frutat e thata.

Karoteinoidet

Karotenoidet janë antioksidues të prodhuar nga bimët.

  • Luteina
  • Zeaksantina
  • Likopene
  • Alfa dhe beta karotene
  • Beta cryptoxanthin

Ofrojnë mbrojtje kundër: Verbimit, rënies së aftësisë njohëse, sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceri, tensionit të lartë të gjakut, humbjes së dëgjimit, inflamacionit dhe dëmtimit të sistemit nervor

Gjendet: Frutat dhe perimet

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here