Vlerat e këtij produkti janë të pa imagjinueshme. Pasi t’i lexoni nuk do të rrini gjatë pa e konsumuar!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

arra2wwVlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë të shumta. Vlen të përmendet se, arrat përmbajnë një substancë aminoacide bazike të quajtur arginine, shumë e rëndësishme për parandalimin e arterosklerozës.

Për më tepër, arrat mund të konsumohen edhe për të parandaluar disa patologji. Duke qënë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.

Arrat gjithashtu këshillohen edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, gjë e cila ndikon pozitivisht në zhvillimin e fetusit. Nga ana tjetër efektet anësore, janë të pakta dhe më tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave, prandaj këshillohet të konsumohen disa kokrra në ditë (8-9) të cilat mund ti shtoni në sallatë apo ushqimin tuaj të preferuar.

Arrat përmbajnë:

  •  650 kalori për 100 gramë
  • 16% proteina
  • 12% glucide
  • Me shumë se 60% yndyra
  • Vitamina B1, B2, B6 dhe vitaminë

Këtë produkt mund ta gjeni pranë dyqanit Alegria, përballë shkollës “Petro Nini”

Burimi: healthyfood

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit