Cilat janë vlerat normale të tensionit dhe kur quhet hipertension?
Përgjigjet dr. Vlera Lekaj, mjeke e përgjithshme (patologe)
Hipertension arterial konsiderohet kur vlerat e tensionit arterial kalojnë parametrat normal të cilët janë <140 dhe <90 mmHg.
Për të vendosur një diagnozë përfundimtare të hipertensionitarterial duhet të bëjmë disa matje të përsëritura të tij gjatë përditshmërisë të cilat janë dhe të dhëna shumë efektive.
Vlerat e tensionit arterial priren që të pësojnë rritje me kalimin e moshës, nga ana tjetër zhvillimi i hershëm i hipertonisë arteriale orienton për një prirje gjenetike.
Prirja familjare gjithashtu ështëpër tu patur në vëmendje të veçantë, sepse tek personat
të cilët në familjen e tyre është i pranishëm HTA, janë më të prirur për të zhvilluar
HTA. Supozohet që gene specifike duke hyrë nëndërveprim dhe me faktorët ambientalë, krijojnë kushtet për zanafillën e hipertensionit arterial. Kohët e fundit tipari trashëgues i HTA-së është vërejtur tek hipertonikët obezë, rezistent ndaj insulinës si dhe me çrregullime të metabolizmit të yndyrnave.


