Vlerat ushqyese të fasules të kuqe dhe një recetë gatimi

Përshtati: Elena Beta

Fasulet janë të pasura me kalium dhe magnez, gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur tensionin e gjakut nën kontroll. Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash duke ndihmuar në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës. Ato janë gjithashtu të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

fasule e kuqe“Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje”, thotë dr. Janet Bond Brill.

Si mund t’i hamë: Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca

Sasia që duhet të konsumojmë: ½ filxhan (të gatuara)

  • Kaloritë që përmbajnë: 112 kalori

Vlerat ushqyese:

  • Kolesterol: 0 mg
  • Natrium: 854 mg
  • Karbohidrate: 33 g
  • Fibër diete: 9 g
  • Sheqerna: 9 g
  • Proteina: 12 g

fasule dhe patatinaDieta e doktor Janet për vegjetarianët

Përbërësit për 10 pjata

  • 2 speca jeshilë për mbushje, të copëtuar
  • 1 filxhan me qepë të copëtuar
  • 3 thelpinj hudhër të grirë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 konservë me fasule të zeza (ua kemi hequr ujin)
  • 1 konservë me fasule të kuqe (ua kemi hequr ujin)
  • 1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës)
  • 2 kanaçe me domate të copëtuara
  • 1 filxhan me misër të ngrirë
  • 1 kanaçe me speca jeshilë të copëtuar
  • 1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur

Përgatitja

  • Në një tenxhere të madhe hedhim specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjarr të mesëm për rreth 5 minuta.
  • Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjarri dhe mund t’i shërbeni me oriz kafe.

Mund t’i shoqëroni edhe me patatina.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?