Kryefaqja Fitness Volejbolli, të mirat e këtij sporti

Volejbolli, të mirat e këtij sporti

0
Shpërndaje

Loja e volejbollit në palestër apo në plazh është një mënyrë e këndshme për të krijuar shoqëri dhe për të qenë aktivë. Hedhja dhe gjuajtjet mund të përmirësojnë edhe shëndetin tuaj. Njerëzit që luajnë volejboll gjatë javës kanë më shumë mundësi të bien në peshë dhe të kenë zemër, mushkëri dhe sistemi imunitar më të fortë.

VolejbollKuptoni të mirat e volejbollit për përmirësimin e shëndetit tuaj dhe flisni me doktorin para se të filloni një plan ushtrimesh.

Shëndet më i mirë

Volejbolli është një metodë shumë e mirë për ushtrime aerobike. Një lojë tipike volejbolli kërkon gjithë kohës lëvizjen e muskujve të krahëve, këmbëve dhe mesit dhe rrit shkallën e frymëmarrjes. Aktiviteti ndihmon që zemra të pompojë gjak më mirë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në gjithë trupin. Të mirat në shëndet përfshijnë kolesterol më të ulët, që do të thotë ulje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe kancerin. Volejbolli rrit gjithashtu staminën e cila fuqizon sistemin tuaj imunitar, kështu që ka shumë mundësi që ju të mos ju zërë gripi.

Humbja e peshës

Të luash rregullisht volejboll do të thotë edhe të humbësh në peshë. Megjithëse shumë prej aktiviteteve aerobike si ecja djegin kalori, volejbolli konsiderohet si një formë shumë e mirë ushtrimesh, çka do të thotë që ju digjni dhe më shumë. Pas ndeshjes do të ndiheni mirë, pasi ushtrimet aerobike shtojnë endorfinën, një zbutës natyral dhimbjesh në gjithë trupin.

Pavarësi

Volejbolli rrit mundësitë që ju të jeni në gjendje të lëvizni lirisht kur të plakeni. Ky sport rrit fortësinë e kockave, kështu që ul mundësinë e osteoporozës apo problemeve me kockat, që mund të shkaktojnë rrëzime apo fraktura.

Koha për të mirat

Të mirat e volejbollit fitohen me kohën e ushtrimit. Ekspertët e fitnesit zakonisht rekomandojnë një minimum prej 30 minutash, 3-5 herë në javë, megjithëse për një punë më të mirë, do t’ju duhet që të flisni me doktorin tuaj. Duhet të kini parasysh gjithashtu se është mirë që këtë aktivitet ta kombinoni me të tjerë, si basketbolli, noti apo ecja për të mënjanuar rrezikun e mbipërdorimit të muskulit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here