Vuaj nga migrena, por më dhembin edhe veshët

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

Do doja ndihmën tuaj rreth disa problemeve shëndetësore që kam. Vuaj nga migrena, e kam thuajse katër herë në javë dhe nuk më pushon as kur marr ibuprofren 600. Dhimbja e kokës më jep dhimbje sysh, marremendje, nuk duroj dot dritën/zhurmën e as nuk ha dot. Gjithashtu më duket sikur kam një orë me zile brenda kokës që e ndiej edhe kur s’kam dhimbje koke.

veshi ndertimiProblemet e tjera i kam me fytin dhe veshin. Veshi im i djathtë prodhon shumë dyllë dhe më djeg. Jam vizituar dhe më dhanë një ilaç (jo acid borik) që më shkaktonte shumë djegie e nuk e përdora.

Ndërsa fyti ka një vit që e kam me sekrecione. Në analizat bakterologjike nuk rezultoi asnjë infeksion, e nuk më dhanë mjekim. Po e kam shqetësuese dhe më jep herë-herë aromë të keqe në gojë. Ndërkaq ndihem vazhdimisht e lodhur, më duket sikur do rrëzohem çdo çast. Di që kam tension të ulët 90/60 .

Do doja një ndihmë a sugjerim ku të drejtohem për të bërë ndonjë kontroll. Sepse deri tani jam sorollatur e nuk kam gjetur zgjidhje!

Përgjigjet mjekja ORL Anjeza Kuçi

Problemet e zonjës janë disa dhe mirë është që të bëhet një konsultë midis mjekut ORL dhe neurolog, pasi ka edhe mungesë informacioni në të dhënat, si mosha për shembull.

Ndaloje mjekimin që po merr dhe bëj një konsultë me mjekun ORL dhe mjekun neurolog.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?