Vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, çfarë duhet të shmang në dietë?

Përshëndetje! Kam dy vite që vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, mirëpo nuk jam fort e qartë se çfarë duhet të konsumoj e shmang në ditë, pasi më duket sikur çdo gjë më bën dëm. A mund të më rekomandoni ju diçka ju lutem.

Përgjigjet Klerida Shehu, mjeke gastrohepatologe

Pacientët që vuajnë refluksin gastro-ezofageal duhet të konsumojnë sa pak kafe duke qenë se kafeina është një ndër faktorët predispozues të refluksit gastro-ezofageal, pa harruar dhe çokollatat që duhet t’i shmangin sa më shumë. Duhanin dhe alkoolin gjithashtu, pasi japin dëmtim të mukozës, qoftë të ezofagut, qoftë të stomakut, ndaj u rekomandohet ta rrallojnë sa më shumë, ose ta ndërpresin fare.

Duhet të shmangin gjërat e yndyrshme, pikantet, salcërat dhe ushqimet me shumë erëza të cilat nga ana e tyre vetëm do e agravonin më shumë situatën./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?