Vuani nga dhimbjet e qafës dhe shpinës? Ja si mund të gjeni qetësi me disa trajtime natyrale

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit. Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka. Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë.

Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.

Ja disa trajtime:

Aktiviteti Fizik: Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës. Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë. Aktivitetet më të rekomandueshme janë ecja, noti dhe çiklizmi.

Kompresat e ngrohta dhe të ftohta: Një mënyrë tjetër për të kuruar këtë sëmundje është përdorimi i alternuar i kompresave të ngrohta dhe të ftohta. Kompresat duhen vendosur në zonën e qafës dhe të shpatullave. Kompresa e ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Kompresa e ftohtë zbut inflamacionin dhe enjtjen.

Hudhra: Hudhra është shumë e mirë kundër dhimbjeve të kyçeve, qafës, shpatullave dhe artritit. Konsumoni dy thelpinj hudhër esëll në mëngjes duke i shoqëruar me ujë.

Xhenxhefili: Xhenxhefili përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga inflamacioni. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose të përdorni vajin esencial të tij për të masazhuar qafën.

Uthulla e mollës: Zhyteni një peshqir të vogël në një legen të mbushur me uthull molle dhe mbajeni mbi qafë për disa orë. Këtë bëjeni dy herë në ditë. Ju mund të bëni edhe banjë duke hedhur në vaskë dy gota me uthull molle.

Speci i kuq djegës: Kapsaicina që gjendet tek speci i kuq djegës largon dhimbjet dhe inflamacionit. Bëni masazh me vaj ulliri të përzier me spec djegës pluhur. Mbulojeni zonën me një fashë dhe mbajeni për disa orë ose gjatë gjithë natës.

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide