Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Xhenxhefili, erëza që u jep një efekt çudibërës ushqimeve, është përdorur edhe në mjekësinë alternative për të trajtuar sëmundje të ndryshme, si ftohjen, kollën, dhimbjet e artritit etj. Një studim i ri, i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Shahid Sadoughi, në Iran, ka zbuluar se kjo erëz mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Në studim u përfshinë rreth 90 individë që kishin më shumë se 10 vjet që vuanin nga diabeti i tipit 2. Përveç trajtimeve me ilaçet kundër diabetit, një pjesë e vullnetarëve konsumuan edhe pluhur të xhenxhefilit. Këta persona pësuan një rënie të konsiderueshme të nivelit të sheqerit në gjak pas 8 javësh.
Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh për shkak të një enzime që gjendet tek xhenxhefili, e cila absorbon molekulat e ruajtura në glukozë, të quajtura glikogjen. Kjo enzimë ul nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit që janë të prekur nga diabeti i tipit 2.
Prandaj, nëse vuani nga ky lloj diabeti, përveç se të ndiqni këshillat e mjekut, është mirë që të konsumoni edhe xhenxhefil për të normalizuar nivelet e sheqerit në gjak.
Sigurisht, duhet të konsultoheni më parë me mjekun para se të shtoni xhenxhefilin në regjimin ushqimor, sidomos nëse merrni ilaçe kundër kësaj sëmundjeje, pasi mund t’ju shkaktojnë reaksion.
Ju duhet të vendosni nëse do të përdorni xhenxhefil apo ilaçet, dhe nuk duhet t’i konsumoni të dyja, pasi pasojat do të jenë shumë të rënda për shëndetin.
Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/


