Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Fize Smailaj
Përdorimi i ndenjëseve rezervë në tualet
Viruset si HIV-I dhe herpesi janë shumë delikat, që do të thotë se nuk mund të mbijetojnë jashtë trupit të njeriut. Pra nëse ju duhet të përdorni një tualet publik ka shumë shanse që të mos i merrni ato dy viruse edhe nëse tualeti sapo është përdorur nga një person i infektuar. Plus që lëkura shërben si një mur mbrojtës nga mikrobet, vetëm në rastet kur ju keni një plagë apo prerje në atë zonë rrezikoni që bakteret të futen në trupin tuaj.
Shmangia e glutenit
Vetëm nëse jeni një ndër ata persona që janë alergjikë nga gluteni, bëni mirë të mos konsumoni ushqim me përbërje të tillë. Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë kanë fryrje të lehtë dhe gazra pas konsumimit të ushqimit, qoftë nëse kanë ngrënë ushqim me përmbajtje gluteni ose jo. Kështu që konsumojeni bukën pa problem.
Vendosja e qiririt në vesh
Nëse nuk keni dëgjuar kurrë më parë rreth kësaj praktike ja si funksionon; vendoset në vesh një qiri në formë rrethi në fund dhe ndizet filli. Personat që e praktikojnë këtë metodë thonë se është shumë efikase për larguar dyllin nga veshi dhe për të shëruar disa infeksione. Por a është vërtetë efektive??? Studimet tregojnë që jo. Sipas tyre kjo metodë nuk është aspak efektive për largimin e dyllit të veshit dhe nuk është efektive për asgjë tjetër. Plus që gjatë përdorimit të kësaj praktike rrezikoni ta shtyni dyllin më në brendësi të veshit dhe mund të përfundoni me djegje të shumta në pjesë të ndryshme të kokës si pasojë e djegjes nga dylli i qiririt. Mos e provoni në shtëpitë tuaja.
Përdorimi i sapunëve antibakterial
Nëse i lani duart rregullisht gjatë gjithë ditës, atëherë është i panevojshëm përdorimi i tij. Kjo për arsye se ky sapun nuk i vret disa nga mikrobet që sapuni i zakonshëm mundet. Janë disa mikrobe të cialt janë imune ndaj sapunit antibakterial.
Marrja e multivitaminave
Shumë njerëz marrin vitamina nëpërmjet ilaçeve çdo ditë. Por në fakt asnjë studim nuk ka gjetur një dobi të këtij zakoni. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi nevojë për disa lloje specifike vitaminash për të jetuar shëndetshëm, por mënyra në të cilën ato merren është e gabuar. Ato mund të merren nga ushqimet që ne mund t’i konsumojmë çdo ditë dhe si pasojë nuk kemi nevojë për ilaçe të tilla.
Shmangia e MSG
Monosodium glutamate është një përbërës që u shtohet shumë ushqimeve në mënyrë që të rrisë shijen e tyre dhe është plotësisht i lehtë për t’u tretur. Ky element lidhet shpesh me disa simptoma si lodhje dhe dhimbje qafe. Është vënë re se personat të cilët kanë raportuar shenja të tilla në fakt kanë konsumuar sasi të madhe ushqimi, dhe në raste të tilla është normale shfaqja e problemeve shëndetësore.
Burimi: : msn


