Zbulimi i fundit për diabetin mund të ndryshojë jetët e miliona njerëzve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Qelizat e modifikuara gjenetikisht mund t’u japin fund injektimeve të përditshme për trajtimin e diabetit të tipit 1, kanë zbuluar ekspertët. Linja e qelizave në trupin e njeriut është projektuar gjenetikisht për të prodhuar, ruajtur dhe lëshuar insulinë në bazë të niveleve të sheqerit në gjak tek trupi i njeriut.diabet

Shkencëtarët mendojnë se qelizat  ‘Melligen’, që prodhojnë insulinë, mund të shërbejnë si kurë për diabetin e tipit 1.

Tek diabeti i tipit 1, sistemi imunitar shkatërron qelizat pankreatike përgjegjëse për prodhimin e insulinës, një hormon i rëndësishëm që konverton sheqerin në gjak në energji.

Këtë muaj ata siguruan një patentë nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave për mbrojtjen e linjës së qelizave.

“Unë dhe ekipi im jemi shumë të lumtur që arritëm të sigurojmë patentën amerikane për qelizat Melligen”, u shpreh profesoresha Ann Simpson, e cila kryesoi ekipin e shkencëtarëve nga Universiteti i Teknologjisë në Sidnei.

“Kjo na çon ne një hap afër dhënies fund të injektimeve të përditshme për diabetikët dhe, më e rëndësishmja, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet më të rënda të shkaktuara si pasojë e diabetit, si humbja e shikimit, probleme me veshkat, problemet kardiovaskulare”, shpjegoi ajo.

Shkencëtarët po bashkëpunojnë me kompaninë bio-teknologjike amerikane “PharmaCyte Biotech” për të zhvilluar trajtime të reja në bazë të këtij studimi.

PharmaCyte është e specializuar në zhvillimin e trajtimeve për kancerin dhe diabetin duke përdorur teknologjinë e saj të mbrojtjes së qelizave. Kjo teknologji, e njohur si Cell-in-a-Box, është procesi kyç për zhvillimin e qelizës Melligen si një trajtim revolucionar.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)