Zbulohen libra helmues brenda një biblioteke universitare

Nëse librat do të vrisnin…shkencëtarët danezë kanë zbuluar nivele të larta të arsenikut tek tri libra të shekullit XVI dhe XVII.

Ekspertët nga Universiteti i Danimarkës Jugore ishin disa studiuar disa fragmente të dorëshkrimeve mesjetare kur zbuluan se këto libra përmbanin substanca helmuese.

Kaare Lund Rasmussen, profesore e asociuar në Universitetin e danimarkës, tregon për Fox News se pas Reformacionit Danez në vitin 1536 shumë lubra katolikë u shkatërruan.

“Disa u dogjën, të tjera u zhdukën”, tregon ai, ku thekson se disa nga pergamenat u ripërdorën sërish për të lidhur librat e rinj nga vitet 1500-1600.

Shkencëtarët përdorën teknologjinë fluoreshente X-ray, që përdoret gjerësisht për të analizuar vetitë kimike të bojërave dhe qeramikës. Ajo zbuloi se pigmenti jeshil i përdorur në kopertinat i librave ishte arsenik.

Pigmenti me përmbajtje të lartë të arsenikut mund të jetë përdorur tek librat jo për arsye estetike, por për të mbrojtur dorëshkrimet nga insektet dhe parazitët.

Arseniku është jashtëzakonisht toksik, i cili mund të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut dhe të shkaktojë vdekje të parakohshme.

Burimi: Fox News / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?