Zbulohen rezultatet eksperimentale të “uiskit në hapësirë”

Një fabrikë pijesh alkoolike ka dërguar uiski në hapësirë për të studiuar efektin e gravitetit zero në shijet e përshkruara si “novatore”.

uiski ardeg“Ardbeg Distillery” dërgoi një enë të vogël në “Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës” në një anije mallrash, në tetor 2011. Një shishe e njëjtë uiski u mbajt në fabrikën e pijeve alkoolike për krahasim.

Mostrat e shishes së uiskit ishin dukshëm të ndryshme në aspektin e aromës dhe shijes. Kompania kishte bërë eksperimentin në mënyrë që të hetonte mikro-gravitetin që ndikon në bllokimin e shijeve për shumë ushqime dhe verëra, si dhe uiskin.

Sipas Ardbegut mostra në tokë kishte aromë peme, shije tymi të butë dhe uthulle balsamike, si dhe rrushi të thatë, vanilje, karamele dhe portokalli.

Sipas tij, mostra në hapësirë kishte aromë më intensive dhe të fortë, si peshk i tymosur, bashkë me një shije të parfumosur, si vjollcë dhe një aromë të fuqishme druri si një erë mishi.

Aroma ishte shumë e përqendruar, me fruta të tymosura si kumbulla të thara apo qershi, një aromë menteje, kanelle dhe proshute të tymosur. Ndërsa shija që të linte më pas ishte intensive.

Një eksperiment i tillë u bë për të parë ndryshimet që ofron graviteti në shije. “Ardbeg” është e vetmja kompani që mori përsipër një eksperiment të tillë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë