Zbulohet injeksioni i ri që mund të zhdukë kancerin

Një injeksion i ri antitrupash mund të “luftojë kancerin e avancuar” duke e çrrënjosur dhe nxjerrë jashtë trupit tumorin.

Humultimi ka rritur shpresat për trajnimin e sistemit imunitar të trupit për të luftuar melanomën, kancerin e gjirit, mushkërive, pankreasit etj.

Laborator tumor shkencetarEkipi i shkencëtarëve të Universitetit të Stenfordit (Britani) besojnë se antitrupat e prodhuara në laborator mund të zhdukin jo vetëm tumoret fillestare, por edhe ato të avancuara, që janë përhapur në gjithë trupin.

Profesor Edgar Engleman, drejtues i studimit, tha: “Është një fuqi mbresëlënëse. Mund të shikoni çrrënjosjen e tumorit”.

Ekipi i tij arriti në përfundimin se studimi i tyre ndryshon nga trajtimet e tjera të mundshme që aplikohen vetëm në kancerë të veçantë, për shkak se ai targeton një gamë më të gjerë tumoresh.

Procesi bazohet në të njëjtat mekanizma si ato që bëjnë që trupat e kafshëve të mos pranojnë transplantin e organeve, thonë kërkuesit.

Në të dyja rastet, antitrupat (molekula që zbulojnë praninë e substancave të huaja në trup), nxisin reagimin e sistemit imunitar.

Ato lidhen me proteinat e indeve të huaja (në këtë rast tumorit) dhe përmes përdorimit të qelizave të bardha që veprojnë si skuadër shpëtuese. Kur këto qeliza bien ndesh me inde “të paftuara”, ato i sulmojnë dhe i shkatërrojnë ato. Kërkuesit i izoluan antitrupat tek kavjet që ishin rezistente ndaj kancerit. Ata injektuan këto antitrupa bashkë me kimikatet që aktivizonin qelizat sinjalizuese tek kavjet me kancer.

Kavjet aktivizuan një përgjigje imunitare dhe rezultoi se ishin të shëruar nga kanceri për mbi një vit.

Dr. Yaron Carmi, drejtues i studimit, zbuloi se antitrupat dhe qelizat sinjalizuese janë të rëndësishme për eliminimin e tumorit.

“Brenda pak orëve nga injektimi, këto qeliza tumori vishen nga antitrupat”, u shpreh ai. Ai tha se kur ekipi i tij e çaktivizoi aftësinë e antitrupave dhe qelizave sinjalizuese të kryenin funksionin e tyre, qelizat e bardha dështonin në largimin e tumorit.

“Qelizat e bardha kanë plumbin, por në sistemin tonë janë antitrupat që nisin gjithë luftën”, u shpreh profesor Engleman.

Duke shtuar kimikate që nxisin rritjen e sinjalizimit, si dhe të antitrupave, kërkuesit mundën të luftonin gjashtë lloje të ndryshme kanceresh: dy lloje melanomash (kancer i lëkurës), limfomat (kancer i gjakut), kancerin e gjirit, mushkërive dhe pankreasit.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet