Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar atë që është pagëzuar si “virusi i budallallëkut”: prania në organizëm i një bakteri të quajtur ATCV-1, është gjetur në laborator gjatë një studimi.
Shkencëtarët e universitetit Xhons Hopkins dhe Nebraska e zbuluan virusin rastësisht në kulturat e fytit të një grupi individësh të shëndetshëm gjatë një eksperimenti që nuk lidhej me inteligjencën.
Por sipas raportit të publikuar në “Proceedings”, revista e Akademisë Kombëtare të Shkencave Amerikane, 44$ e personave pozitiv ndaj virusit në fjalë kanë treguar se kanë një intelekt më të ulët krahasuar me mesataren. Testet kanë matur nivelin e përqendrimit, kohën e duhur për të thithur informacionet etj.
Për të parë vërtetësinë e rezultateve, kërkuesit e kanë injektuar virusin në një grup minjsh laboratori dhe kanë vëzhguar të njëjtat reagime: më pak interes në lojërat e reja, aftësi e ulët për të gjetur zgjidhjet dhe orientimi etj.
Sipas Robert Jolken, autorit kryesor të studimit, virusi mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve në zonat e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe funksione të tjera intelektuale.


