Zbuloi se ishte shtatzënë 3 orë para lindjes së foshnjës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

39-vjeçarja kishte pasur dhimbje stomaku për disa muaj dhe gjinekologia i kishte premtuar t’i bënte një radioskopi për të parë nëse kishte gurë në veshka, një efekt anësor i operacionit për rënien në peshë që i ishte nënshtruar tri vite me parë.Emma Prescott

Por, dhimbjet filluan t’i shtoheshin dhe Emma Prescott nuk mundi të priste datën e takimit për të vajtur në spital. Atë e kapën dhimbje të forta gjatë natës dhe fytyra iu mbulua nga djersa. Emma shkoi me urgjencë në spital, ku mori edhe lajmin më të pabesueshëm të jetës: Dhimbjet nuk i ishin shkaktuar nga ndonjë sëmundje, por sepse ishte shtatzënë.

“Mjekja më tha se nuk kam gurë në veshka dhe mendja më vajti menjëherë tek kanceri”, tregon Emma.

“Pastaj mora lajmin më të pabesueshëm të jetës. Mjekja më tregoi se isha shtatzënë”. Akoma pa njoftuar familjarët e tjerë për lajmin shokues dhe të gëzueshëm njëkohësisht, 39-vjeçarja u bë gati për lindjen e foshnjës. Vetëm 3 orë më vonë, Emma solli në jetë një vajzë të shëndetshme.

Emma kishte dashur prej kohësh të bëhej nënë, por, duke qenë se vuante nga sindroma policistike ovariale, mjekët i kishin thënë se e ka të vështirë të ngelej shtatzënë. Ajo i ishte nënshtruar disa testeve hormonale përgjatë disa viteve dhe mjekët e kishin paralajmëruar se do të hynte në menopauzë më herët. Emma ishte dorëzuar pas shumë përpjekjeve për të pasur një fëmijë, por mrekullia ndodhi.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve