Zgjohem me marrje mendsh, ç’të bëj?

Përshendetje! Kisha nevojë për një informacion. Jam 38 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Kam disa kohë që zgjohem në mëngjes me marramendjemarrje mendsh. Gjithashtu, kam një lodhje të përgjithshme dhe në disa raste dhe rrahje të shpejta të zemrës. Doja të dija çfarë vizite apo analizash duhet të bëj pasi nuk dua të sorollatem. Faleminderit dhe kalofshi mirë!

Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Sindromi vertigo mund të vijë për shkaqe të ndryshme si: hipertension, probleme me diabetin, probleme alergjike, anemi, probleme të gjendrës tiroide, në fund shkaktarë mund të jenë stresi dhe mbilodhja. Duhet bërë një sërë analizash laboratorike (pra një kontroll i përgjithshëm) dhe një konsultë me mjekun tuaj ORL,  i cili mund të vendosë një diagnozë të saktë.

Postime të ngjashme

A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?