Zhbllokoni arteriet me këtë produkt natyral

Të shqetësuar për arteriet e bllokuara? Përgjigjen mund ta gjeni jo në kabinetin e ilaçeve, por në kuzhinë.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista “Atherosclerosis”, tregon se ekstrakti i shegës mund të parandalojë patologjitë e sistemit kardiovaskular që çojnë në sulme në zemër. Ky studim tregon gjithashtu se shega mund të ndihmojë në zhbllokimin e arterieve.

Konsumi ditor i lëngut të shegës për dy javë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke ulur nivelet e kolesterolit LDL, tensionin arterial dhe reduktimin e arteriosklerozës.

Përmbajtja e antokianinës në shegë jep efekte anti-inflamatore, ndërsa lëngu gjithashtu, ka veti antibakteriale, antivirale dhe antimikotike.

Lëngu i shegës gjithashtu ka një përmbajtje të lartë të antioksiduesve, sidomos polifenolët dhe vitaminën C. Mungesa e vitaminës C është shkaktari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare.

Shegët mund të luftojnë edhe inflamacionin, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit