Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Aloe Vera njihet për vetitë e saj shëruese dhe për zbutjen e fytyrës. Kjo bimë mjekësore mund të përdoret si maskë për fytyrë për të trajtuar aknet, inflamacionin dhe alergjitë.
Maskë për fytyrë me aloe vera dhe mjaltë
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle aloe vera (mund të përdorni ekstraktin e xhelit të aloe verës nga bima ose siç është bima natyrale).
- 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
- Përzieni aloe verën dhe mjaltin në një enë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë ose tek pjesë të tjera të trupit ku keni akne.
- Mbajeni për të paktën 20 minuta
- Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr maskën
- Thajeni me peshqir
Maskë me aloe vera dhe lëng domateje
Përgatitja
- 1 lugë gjelle xhel aloe vera
- 2 lugë gjelle lëng domatesh
Përgatitja:
- Përzieni të gjitha përbërësit për të përgatitur pastën
- Aplikoni maskën në fytyrë
- Lëreni për 20 minuta derisa të thahet plotësisht.
- Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë
- Mund ta përdorni maskën të paktën dy herë në ditë.
Maskë për fytyrë me aloe vera dhe limon
Përbërësit:
- 2-3 lugë gjelle xhel aloe vera
- 2 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
- Përzieni xhelin e aloe verës me lëngun e limonit derisa të formohet një paste.
- Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
- Aplikoni maskën e përgatitur në fytyrë. Lëreni për të paktën 15-20 minuta. Sapo të thahet, hiqeni maskën me ujë.
- Përsëriteni këtë maskë çdo ditë për të zhdukur aknet.
Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/


