Zierja e gjetheve të ullirit: receta mijëravjeçare që parandalon disa sëmundje e infeksione

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Në kohët e lashta, gjethet e ullirit besohej se përfaqësonin fuqinë hyjnore. Në Egjiptin e Lashtë, gjethet e ullirit përdoreshin për qëllime mjekësore.

Në shekullin e 19-të gjethet e ullirit janë përdorur si metodë alternative për ethet dhe trajtimin e malarias.

Përfitimet shëndetësore të gjetheve të ullirit janë të njohura edhe sot, kryesisht për të trajtuar sëmundjet e tilla si Alzheimer, diabeti dhe për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Për më tepër, gjethet e ullirit promovojnë edhe shëndetin kardiovaskular dhe forcojnë sistemin imunitar.

Gjethet e ullirit kanë fuqi të mëdha antibakteriale, kryesisht për trajtimin e :

  • gjethe ulliriInfeksioneve maja
  • Menengjitit
  • Gripit
  • Virusit Herpes Human 6 dhe 7
  • Hepatitit B
  • Pneumonisë
  • Të ftohurës
  • Herpesit
  • Lodhjes së vazhdueshme
  • Diarresë
  • Infeksioneve të traktit urinar
  • Infeksionet e veshit etj

Përgatitja: në një litër ujë valoni 100-150 gjethe ulliri të freskëta ose të thata (ne këtë rast hidhni vetëm 100 gram) lërini të valojnë për gjysmë ore. Vendoseni lëngun e krijuar në një shishe qelqi dhe ruajeni në një vend të errët e të thatë.

Përdorimi: doza e rekomanduar është 1 lugë gjelle 3 herë në ditë. Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër gjithashtu.

Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit