Zjarri i natës a është ngjitës?

zjarri 1

Jam një burrë 56 vjeç dhe doja të merrja më shumë informacion rreth sëmundjes së “Zjarrit të natës”. Doja të dija nëse është ngjitëse, çfarë pasojash sjell në organizëm dhe si mund të mjekohet?

KADRIU
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun dermatolog Selman Lirëza:
“Së pari doja të sqaroja Herpes Zoster apo si njihet në popull “Zjarri i natës” nuk është sëmundje ngjitëse, por nuk është sëmundje që lë imunitet. Kjo do të thotë se personat që kanë vuajtur njëherë nga kjo sëmundje, nëse bien sërish në kontakt me virusin, mund të sëmuren përsëri. Për sa i përket pasojave që sjell në organizëm, do të shtoja se komplikacionet variojnë nga vendi ku shfaqet sëmundja. Kështu në rastin e herpesit oftalmik mund të shfaqet parezë e muskujve të syrit, nëse shfaqet në vesh, mund të shkaktohen dëmtime të nervit të dëgjimit.

Kjo është një sëmundje,që ka një trajtim kryesisht simptomatik, por mund të jetë dhe i përgjithshëm. Lokalisht mjekohet me solucione antiseptik dhe pomada që përmbajnë antivirusal dhe antibakterial. Mjekimi i përgjithshëm antiviral përmban dhe antibiotik, i cili përdoret për të shmangur infeksionet sekondare. Njëkohësisht rekomandohet marrja e vitaminave të grupit B, që ndihmojnë në riaftësimin e nervit të dëmtuar. Mund të përdoren analgjezikë kundra dhimbjeve e sidomos në darkë. Pas shërimit klinik, kundra nevralgjive, rekomandohet diatermia dhe rrezet ultraviolet”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare