Zogj të tiganisur me domate

Për 4-5 persona duhen:

  • zogjzogj 1 kg;
  • miell 1 lugë gjelle;
  • domate 2-3 kokrra;
  • verë 1 filxhan kafeje;
  • gjalpë 50 g;
  • kripë;
  • piper i zi;
  • majdanoz i grirë hollë;
  • patate sipas dëshirës.

Zogjtë pastrohen nga puplat, përcëllohen, u hiqen të brendshmet, lahen dhe priten në katër pjesë.

Çdo copë kalohet në miell dhe skuqet nga të dyja anët në tigan me gjalpë, pastaj hidhen domate të qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, kaurdisen pak, shuhen me verë, hidhet kripë, piper i zi dhe pak ujë.

Lihen në zjarr të mbuluar me kapak 10-15 minuta dhe pastaj vendosen në pjatë; mbi to hidhet lëngu i vet dhe anës garniturë me patate të ziera të kaluara në tigan me gjalpë. Pastaj hidhet majdanoz i grirë hollë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?