​Dobitë e farave Chia për organizmin tonë

Farat Chia jo vetëm që janë pa gluten, por gjithashtu përmbajnë shumë substanca të dobishme për trupin tonë duke përfshirë: acidet yndyrore esenciale (Omega 3),proteina, vitaminat A, B, E dhe D, minerale të tilla si kalciumi, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, mangan dhe të tjerë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin tonë.

Farat chia përmbajnë një sasi të lartë fibrash dhe antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në reduktimin e rrezikut ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Duke qenë se përmbajnë një nivel të lartë të fibrave, mund të shkaktojnë probleme të lehta të stomakut tek personat e pamësuar me to. Mund t’i zhysni në ujë për të paktën 30 minuta, ose edhe një natë të tërë, dhe ato do të ndryshojnë madhësi, duke krijuar një shtresë xhelatinoze e cila e bën tretjen e tyre më të lehtë.

Mund ti kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra dhe ëmbëlsira. E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt. Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë. Kjo pasi do t’ju shkaktonte shqetësime gastrointestinale, çekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore