Kryefaqja Box 2 1 ushtrim, 4 minuta, 28 ditë, shikoni çfarë ju ndodh

1 ushtrim, 4 minuta, 28 ditë, shikoni çfarë ju ndodh

0
Shpërndaje

Mbani trupin në formë duke praktikuar këtë stërvitje efikase.

ushtrime 7Kjo është një nga stërvitjet më efikase për të forcuar pjesën qendrore (thelbësore) të trupit. Megjithatë,  kjo është stërvitje e fuqishme që do të forcojë muskujt e vitheve, krahët dhe këmbët, ajo do të shkrijë  yndyrën dhe do të forcojë muskujt gjithashtu.

Kjo stërvitje është projektuar për të përfunduar në katër javë, gradualisht në rritje ndërsa koha kalon. Hapi i parë i ushtrimit është të qëndroni në pozicionin dërrasë 20 sekonda, dhe qëllimi final është të qëndroni katër minuta në këtë pozicion.

Rezultatet varen nga mënyra se si e bëni ushtrimin.

Kontrolloni trupin për të qëndruar në pozicionin e duhur. Mbështetuni mirë me bërryla në tokë ndërkohë që qafa dhe koka duhet të qëndrojnë pak më mbrapa. Merrni frymë thellë me ndihmën e muskujve të barkut. Shpërndani peshën në bërryla dhe këmbë në mënyrë që të përmirësoni ekuilibrin.

Duhen 28-ditë për të ndierë rezultatet e këtij ushtrimi. Ja si duhet t’i programoni ushtrimet:

  •  Dita 1: 20 sekonda
  • Dita 2: 20 sekonda
  • Dita 3: 30 sekonda
  • Dita 4: 30 sekonda
  • Dita 5: 40 sekonda
  • Dita 6: pushim
  • Dita 7: 45 sekonda
  • Dita 8: 45 sekonda
  • Dita 9: 60 sekonda
  • Dita 10: 60 sekonda
  • Dita 11: 60 sekonda
  • Dita 12: 90 sekonda
  • Dita 13: pushim
  • Dita 14: 90 sekonda
  • Dita 15: 90 sekonda
  • Dita 16: 120 sekonda
  • Dita 17: 120 sekonda
  • Dita 18: 150 sekonda
  • Dita 19: pushim
  • Dita 20: 150 sekonda
  • Dita 21: 150 sekonda
  • Dita 22: 180 sekonda
  • Dita 23: 180 sekonda
  • Dita 24: 210 sekonda
  • Dita 25: pushim
  • Dita 26: 210 sekonda
  • Dita 27: 240 sekonda
  • Dita 28: vazhdoni aq sa të mundeni ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here