1-vjeçari që po kalon pubertetin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

1-vjeçari nga India është diagnostifikuar me një gjendje të rrallë hormonale që i ka shkaktuar rritje të qimeve të burrërisë dhe organit gjenital. Vogëlushi, i njohur me emrin Akash, ka nivele të testosteronit sa të një 25-vjeçari. Atij kanë filluar t’i rriten qimet në pjesët publike, zëri ka filluar t’i trashet, ndërsa organi gjenital është sa tek një i rritur.1-vjecari_pubertet

Doktorët thonë se ai vuan nga puberteti i parakohshëm, duke qenë se kjo fazë nis pas moshës 8 vjeç.

Prindërit e Akash kuptuan gjendjen e rrallë të të birit kur ai ishte gjashtë muajsh. Organi i tij gjenital po rritej më shumë se ç’duhej, ndërsa trupi i tij është më i madh se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë.

“Menduam se ishte thjesht një foshnje i madh, i shëndetshëm, por pastaj nisi të ndryshojë, t’i shtohen qimet në trup. Vendosëm ta çojmë tek mjekët që na thanë se për çfarë bëhej fjalë”, rrëfen për mediat vendase nëna e vogëlushit.

“Puberteti i parakohshëm është i rrezikshëm për një foshnje në moshën e tij. Fëmija mund të bëhet i dhunshëm kur të rritet, fortësia e muskujve të tij do të rritet në atë nivel sa edhe prindërit nuk do të mund ta kontrollojnë” shprehet doktori që po ndjek rastin e 1-vjeçarit,  Vaishakhi Rustagi.

Një tjetër rrezik është se fëmija do të ndalojë së rrituri para kohe, prandaj nuk do të jetë më shumë se 1.2 m i gjatë. Vogëlushi po mjekohet me ilaçe për t’i lehtësuar simptomat, të paktën derisa të arrijë një moshë që të kuptojë gjendjen e tij, shprehet doktori.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?