10 hapa për të fjetur më mirë

Nga Arlinda Gjypi

  1. Flini dhe zgjohuni gjithnjë në të njëjtën orë. Kjo rutinë do t’ju ndihmojë të flini dhe të zgjoheni më lehtë.
  2. Përdoreni krevatin vetëm për gjumë dhe seks
  3. gjum2Kini kujdes me kafeinën. Disa njerëz edhe një filxhan kafeje në mëngjes i lë pa gjumë gjithë natën. Kafeina gjithashtu rrit nevojën për të urinuar gjatë natës
  4. Jini aktivë fizikisht. Ushtrimet e rregullta aerobike, si: ecja, vrapi ose noti sigurojnë tre të mira të rëndësishme për gjumin: flini më shpejt, bëni gjumë më të thellë dhe çoheni më rrallë natën.
  5. Kufizoni dremitjet gjatë ditës. Dremitjet e gjata mund të prishin ciklin natyral dhe ju bëjnë të mos flini mjaftueshëm mirë.
  6. Nëse pini duhan, lëreni! Nikotina e pengon gjumin.
  7. Përdoreni alkoolin me kujdes. Alkool e ngacmon sistemin nervor, kështu që një gotë mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të përgjumur. Por ky efekt zhduket pas ca orësh duke çuar në zgjim gjatë natës. Alkoli gjithashtu mund të përkeqësojë gërhitjen.
  8. Përmirësoni ambientin e fjetjes. Hiqni televizorin, telefonin dhe pajisjet e zyrës nga dhoma e gjumit. Kjo e përforcon idenë se kjo dhomë është për të fjetur.
  9. Nëse rrini më shumë se 20 minuta zgjuar, atëherë çohuni nga krevati dhe lexoni diçka ose relaksohuni.
  10. Mundohuni t’i shmangni ilaçet e gjumit. Nëse mjeku ju ka këshilluar ilaçe për gjumin komunikoni me të në mënyrë që t’i merrni sa më pak të jetë e mundur.

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?