10 ilaçe që nuk duhet t’i përzieni kurrë me kafe

Filxhani i kafesë në mëngjes mund të ndërveprojë me ilaçet që mund të jeni duke marrë dhe të ndryshojë shpejtësinë e përthithjes së tyre në qarkullimin e gjakut. Medikamentet që nuk duhen përzier me kafe përfshijnë ato që trajtojnë astmën, ftohjet, diabetin dhe çrregullimet e tiroides.

Shikoni më konkretisht se cilat janë ato;

  1. Mjekimet për tiroide

Nëse keni hipotiroidizëm , gjëndra juaj tiroide (një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës) nuk prodhon mjaftueshëm hormon tiroide. Kjo mund të shkaktojë shtim në peshë, lëkurë të thatë, dhimbje të kyçeve, rënie të flokëve dhe cikël të çrregullt .

Shumë njerëzve u përshkruhet levotiroksina ose ilaçe të tjera për tiroiden për të balancuar hormonet e tyre. Pirja e kafesë në të njëjtën kohë me marrjen e ilaçeve për tiroiden mund të zvogëlojë sasinë e përthithjes së ilaçit nga trupi juaj, gjë që mund ta bëjë atë më pak efektiv për ju.

Nuk është një efekt i vogël: Raportet e rasteve tregojnë se kafeja mund të zvogëlojë përthithjen e ilaçeve për tiroiden me më shumë se gjysmën.

  1. Ilaçe për ftohje ose alergji

Miliona njerëz përdorin ilaçe për ftohjet ose alergjitë, të cilat shpesh përmbajnë stimulues të sistemit nervor qendror si pseudoefedrina.

Kafeja është gjithashtu një stimulues, kështu që përzierja e saj me këto ilaçe mund të rrisë simptoma si shqetësimi dhe pamundësia për të fjetur.

  1. Ilaçe për diabetin

Nëse e përzieni kafenë me sheqer ose qumësht, kjo mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak dhe të ndikojë në mënyrën se si funksionojnë ilaçet tuaja për diabetin. Kafeina mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit me diabet.

  1. Mjekimet për Alzheimer

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në SHBA dhe prek kryesisht njerëzit mbi 65 vjeç. Është një çrregullim i trurit që rezulton në humbjen e funksionit njohës, gjë që e bën të vështirë të mendosh, të kujtosh ose të kryesh detyrat e përditshme.  Kafeina mund të ndikojë në ilaçet e Alzheimerit, si donepezili, rivastigmina dhe galantamina. Kafeina në kafe e shtrëngon barrierën hemato-tru dhe mund të ulë sasinë e ilaçit që arrin në trurin tuaj.

  1. Ilaçet për astmën

Astma prek mushkëritë tuaja dhe i bën rrugët e frymëmarrjes të inflamuara dhe të irrituara. Kjo rezulton në vështirësi në frymëmarrje dhe kollë, si dhe një ndjesi shtrëngimi në gjoks. Pirja e kafesë ose pijeve të tjera me përmbajtje të lartë kafeine mund të rrisë rrezikun e këtyre efekteve anësore.

  1. Medikamente për osteoporozën

Osteoporoza i bën kockat tuaja të holla dhe të brishta, gjë që rrit rrezikun e thyerjes së kockave. Barna si risedronati ose ibandronati parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën. Nuk duhet t’i merrni në të njëjtën kohë me kafenë, sepse e bën ilaçin më pak efektiv.

  1. Antidepresantë

Antidepresantët mund të ndihmojnë me depresionin , ose një çrregullim të humorit që ndikon në mënyrën se si ndiheni dhe funksiononi. Kafeja mund të ndikojë në mënyrën se si trupi juaj përdor ilaçet kundër depresionit. Trupi juaj mund t’i metabolizojë ilaçet, si fluvoxamina, amitriptyline, escitalopram dhe imipramina, ndryshe nëse pini kafe në të njëjtën kohë, veçanërisht në sasi të mëdha. Kafeja mund të zvogëlojë sasinë e ilaçit që thith trupi juaj.

  1. Mjekime Antipsikotike

Ilaçet antipsikotike janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga skizofrenia, mania, çrregullimi depresiv i madh dhe shqetësime të tjera të shëndetit mendor. Ilaçet antipsikotike pengojnë disa lajmëtarë kimikë ose bllokojnë receptorët në trurin tuaj. Trupi juaj i metabolizon dhe i zbërthen këto ilaçe ndryshe në prani të kafesë.

  1. Ilaçe për tensionin e gjakut

Dhjetëra milionë njerëz në SHBA kanë hipertension (tension të lartë të gjakut). Hipertensioni rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.  Pirja e kafesë në të njëjtën kohë mund të shkaktojë përthithje më të vogël të ilaçit.

  1. Melatonina

Melatonina është një hormon natyral që trupi juaj e prodhon për t’ju ndihmuar të ndiheni të përgjumur natën. Perëndimi i diellit e aktivizon këtë hormon, i cili sinjalizon se është koha për të pushuar. Kafeja vepron si stimulues, gjë që ju mban zgjuar.

 

Postime të ngjashme

Shenjat që tregojnë se nuk e doni veten
A ju acaron përtypja e të tjerëve pa masë? Zbuloni çrregullimin që fshihet pas
Çfarë fshihet pas nostalgjisë së fortë që ndiejmë gjatë festave? E shpjegon shkenca
Sa kafe duhet të pimë në ditë?
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Pse shega konsiderohet si "superushqim"