10 mënyrat më efektive për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Peshimi çdo ditë është mënyra më efektive për të rënë në peshë, sipas një sondazhi të ri.

Mos shikimi i emisioneve të gatimit është truku i dytë për t’u dobësuar.peshe

Përdorimi i pjatave të vogla është në vend të tretë.

Ndërsa truku i katërt është të bëni selfie nudo çdo tre ditë për të parë rezultatet e rënies në peshë, duke qenë se vizualizimi është motivuesi më i mirë për të mbajtur dietë.

Hedhja e librave të gatimit ishte mënyra e pestë më e zgjedhur nga të anketuarit, pasi, sipas tyre, këto libra bëjnë që të konsumojmë ushqime me shumë kalori.

Mos bëni pazar çdo javë është në vend të gjashtë – nëse keni shumë ushqime në shtëpi, ju prireni të hani më shumë.

Në vend të shtatë është që të sigurohuni që partneri/ja ose një shok i ngushtë të mbajë dietë me ju, pasi presioni nga shoku është një motivim i mirë për t’u dobësuar.

Eliminimi i sirtarëve ose rafteve ku mbani patatina është në vend të tetë.

Ulja e konsumimit të alkoolit renditet në vend të nëntë.

Ndërsa mënyra e 10 më e zgjedhur është fjetja herët.

Këto rezultate kanë ardhur nga një sondazh i kryer nga kompania e dietave, Forza Supplements, ku u përfshinë 1000 persona që mbanin dietë.

Të anketuarit duhet të zgjidhnin, nga një listë me 50 këshilla për të rënë në peshë, 10 mënyrat që ata i mendonin si më të mira.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin