Përshtati në shqip për faqen www.shendeti.com.al: Daniela Bardhi
Jo rrallë shohim trupin tonë dhe megjithëse mund të duket normalisht, ka pyetje që na mbesin në mendje pa përgjigje. Më poshtë, mund të kuptoni disa nga dilemat që keni për trupin tuaj.
1-A është normale që të kesh njërin gji më të madh se tjetrin?
Po, shumica e grave kanë dallime të vogla në formën dhe madhësinë e gjoksit të tyre. Është normale që të kesh një gjoks më të madh se tjetri. Nëse madhësia e gjoksit ka ndryshuar papritur dhe madhësia është shumë e dukshme, atëherë duhet të kontrolloheni tek një mjek.
2-Femrat me gjoks të madh a janë më të prirura për t’u prekur nga kanceri i gjirit?
Studimet e fundit kanë treguar se mbipesha është një faktor që ndikon në kancerin e gjirit. Gjoksi më i madh ka më shumë inde, dhe prej kësaj mund të thuhet se femrat me gjoks të madh janë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Por, kjo gjë nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.
3-A është normale që lëkura merr njolla të errëta nga “plagosjet” shumë shpejt?
Nëse kjo gjë ju ndodh pas të 40-ave, është për shkakun se lëkura bëhet më e hollë dhe enët e gjakut bëhen më të brishta. Nëse njollat e errëta në lëkurë ju shfaqen shpesh, atëherë do të thotë se sistemi imunitar është i dobët.
4-A e lëndon kurrizin rëndesa e çantës?
Po, kjo është e vërtetë. Çantat e rënda shkaktojnë dhimbje kurrizi dhe supi, madje mund të shkaktojë edhe çekuilibër postural, i cili pas kalimit të viteve mund të bëhet edhe më i dukshëm.
5- A është normale që kokat e gjoksit kanë drejtime të ndryshme (thithkat)?
Nëse drejtimet e tyre nuk janë shumë të dukshm,e atëherë kjo gjë është normale (ashtu si sytë, këmbët, veshët nuk janë në të njëjtën madhësi). Por nëse drejtimi i tyre ka ndodhur papritur dhe shoqërohet me dhimbje, duhet të konsultoheni me mjekun.
6- Pse më mban erë të keqe trupi?
Nëse jeni në periudhën e menopauzës, kjo gjë është normale. Stresi mund të nxisë erën e keqe të trupit gjithashtu. Por nëse trupi mban erë të keqe gjatë gjithë kohës (nga djersitja, jashtëqitja apo proceset e tjera), do të thotë se në trupin tuaj janë të pranishme baktere.
7- A është normale që kam alergji?
Alergjia është një fenomen që mund t’i ndodhë çdokujt, por ju duhet ta mbani në kontroll atë nëpërmjet medikamenteve të ndryshme sepse është e bezdisshme.
8- A është normale që ftohem çdo dimër dhe më acarohen bajamet?
Jo, nuk është normale. Nëse ftoheni çdo dimër dhe bajamet ju acarohen, gjithashtu do të thotë se e keni sëmundje kronike, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun.
9- A është normale që cikli menstrual çrregullohet?
Çrregullimi i periodave është një fenomen që i ndodh shumicës së femrave. Nëse nuk jeni shtatzënë, faktori që çon në çrregullimin e ciklit janë hormonet, stresi, pesha trupore, aktiviteti fizik etj.
10- A është normale të të dhëmbë stomaku pas ngrënies së një vakti të bollshëm?
Kjo gjë varet nga “madhësia” e vaktit. Gazi që prodhohet gjatë procesit të tretjes, është faktor që shkakton zgjerimin e stomakut dhe zorrëve. Disa lloje ushqimesh si fasulet, thjerrëzat, brokoli etj shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku.


