10 shenjat që tregojnë se jeni anemikë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Anemia është një sëmundje e zakonshme e gjakut që zhvillohet kur ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, apo kur këto qeliza nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë.

Hemoglobina është proteina përgjegjëse  për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë te pjesë të tjera të trupit. Meqë të gjitha organet e trupit kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë siç duhet, të qenit anemik mund të sjellë probleme të rënda me shëndetin.

Sipas Departamentit Amerikan për Kujdesin e Shëndetit të Njeriut, femrat dhe njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuar që të preken nga anemia.

Kjo sëmundje shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: talasemia, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, gjakderdhja e tepërt etj. Shkaktari kryesor, sidomos tek femrat, është mungesa e hekurit. Hekuri është një përbërës kryesor i hemoglobinës, prandaj, nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime të pasura me hekur, trupi juaj nuk do të furnizohet me oksigjen siç duhet.

Shfletoni galerinë

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?