Uria gjatë natës është e zakonshme, por sfida qëndron në atë çfarë do të konsumoni në mënyrë që mos të shtoni në peshë pasi provat shkencore tregojnë se ngrënia gjatë natës mund ta bëjë kontrollin e peshës më të vështirë.
Megjithatë, lajmi i mirë është se disa ushqime përmbajnë përbërë që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe këtu përfshihen:
Qershitë dhe lëngu i tyre janë frutat ideale për t’u konsumuar gjatë natës së vonë pasi studimet tregojnë se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.
Konsumimi i një bananeje e shoqëruar me gjalpin e bajameve mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të melatoninës në trup për të patur një gjumë të mirë të natës – e gjithë kjo për vetëm rreth 165 kalori.
Kivi është një frut i pasur me vitaminë C. Dy kivi të qëruar përmbajnë vetëm 93 kalori. Ato janë gjithashtu një burim natyral i serotoninës, i cili nxit relaksimin dhe ndihmon në frenimin e oreksit.
Fistikët dallohen midis frutave të tjera të thata për nivelet e larta të melatoninës që nxin gjumin.
Një smoothie me bazë qumështi furnizon trupin me proteina për riparimin e muskujve dhe triptofanin, i cili përdoret për të prodhuar kimikate të trurit që nxisin gjumin. Një smoothie 240 ml me qumësht me pak yndyrë dhe ananas përmban vetëm rreth 160 kalori.
Manaferrat janë frut i pasur me antioksidantë, që mund të ndihmojë një gjumë të mirë. Një e katërta e filxhanit (40 gram) të këtyre manaferrave të shëndetshme ka vetëm 150 kalori.
Kombinimi i proteinave nga djathi dhe karbohidrateve nga krikerat mbështet nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe prodhimin e kimikateve të trurit që nxisin gjumin.
Pothuajse çdo drithër mund të kombinohet me qumësht ose ushqime të tjera për një vakt të shëndetshëm gjatë natës. Melatonina në drithëra si tërshëra dhe elbi nxit gjumin, dhe një 3/4 filxhan (175 gramë) tërshërë të gatuar me ujë ka vetëm 124 kalori.
Arrat dhe boronicat e thata, përmbajnë melatonin që nxit gjumin. Një e katërta e filxhanit (38 gram) ka mesatarisht 173 kalori, në varësi të përzierjes.
Kosi është një burim i mirë i proteinave, i cili ndihmon në frenimin e urisë. Është gjithashtu i pasur me kalcium, i cili ndihmon në gjumë më të mirë. Një enë (170 gram) me kos të thjeshtë pa yndyrë ka vetëm 94 kalori.
Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ HealthLine


