145-vjeçari lutet të vdesë (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Mbah Gotho

Së fundmi kanë filluar të shpërndahen në internet foto të një indoneziani që pretendon se është burri më i vjetër në botë. Sipas një dokument identifikimi të njohur nga zyrtarët indonezianë,  Mbah Gotho ka lindur më 31 dhjetor 1870 dhe është plot 145 vjeç.

Të 10 vëllezërit dhe motrat e tij kanë vdekur, po ashtu edhe katër gratë, ku e fundit ndërroi jetë në vitin 1988. Të gjithë fëmijët e tij gjithashtu kanë vdekur dhe tani ai jeton me nipërit, stërnipërit, stër-stërnipërit.

Mbah Gotho3

Pavarësisht moshës së madhe, Mbah arrin të lëvizë dhe të ecë vetë. Nëse me të vërtetë ka lindur në këtë datë, ai mund të konsiderohet si personi më i vjetër i verifikuar në botë, një titull që deri tani i përkiste një gruaje franceze, e cila jetoi për 122 vjet.

I intervistuar nga një media lokale, 145-vjeçari u shpreh: “Gjithçka që dua tani është që të vdes”.

Mbah Gotho1

“Ai ha çdo gjë dhe nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë”, tregon një pjesëtar i familje. Ndërsa një nip i tij tregon se gjyshi është përgatitur për vdekjen e tij që në moshën 122 vjeç, por si duket nuk po vjen asnjëherë.

“Varri është bërë që në vitin 1992, apo 24 vjet më parë”, tregon ai.

Mbah Gotho2

Stafi i zyrës së regjistrimit të popullsisë në Indonezi ka konfirmuar datën e lindjes së Mbah Gotho, që në kartë identiteti është 31 dhjetor 1870.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore