17 prill, Dita Botërore e Hemofilisë

Çdo vit në 17 prill, në të gjithë botën kujtohet Dita Botërore e Hemofilisë. Kjo bëhet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi Hemofilinë dhe sëmundjet hemorragjike të trashëgueshme të gjakut. Kjo datë është zgjedhur në kujtim të datëlindjes së themeluesit të saj, Frank Schnabel.

Dita Boterore e Hemofilise

Hemofilia është çrregullim i lindur i koagulimit të gjakut, i trashëgueshëm kryesisht nga nëna tek djemtë (recesive e lidhur me kromozomin X). Hemofilia shkaktohet në 80% të rasteve nga deficiti i faktorit të VIII koagulues, që quhet Hemofilia A, por ekziston dhe Hemofilia B nga deficiti i faktorit të IX koagulues, apo deficiti i faktorit te XI dhe Hemofilia vaskulare.

Klinikisht nuk ka dallime mes dy formave kryesore, Hemofilisë A dhe B, por vetëm ekzaminimet laboratorike tregojnë mungesën e njërit prej faktorëve të mpiksjes së gjakut. Shenjat e para te sëmundjes mund të vihen re qe në ekzaminimet e para që i bëhen të porsalindurit, ku vihen re hematoma të nënlëkurës apo hemorragji pas një gërvishtjeje të vogël që zgjat për disa orë. Në mosha më të rritura, fëmijët paraqesin hemorragji pas çdo dëmtimi fizik të hundës, dhëmbëve, kyçeve, lëkurës apo muskujve, si dhe prani të gjakut në urinë, të vjella dhe jashtëqitje. Ka forma të lehta, të mesme dhe të rënda. Parandalimi i plagosjeve qysh në vegjëli është sfida më e madhe për familjarët e këtyre fëmijëve. Shtypja mbi plagë dhe ftohja e saj menjëherë, duhet te pasohet me trajtimin zëvendësues të faktorit koagulues që mungon dhe parandalimin e dhimbjeve dhe hemorragjive vdekjeprurëse. Terapia zëvendësuese bëhet me koncentrat të faktorit koagulues të mangët ose të plazmës të freskët, të ngrirë. Tek këta pacientë nuk këshillohet përdorimi i medikamenteve që pengojnë veprimtarinë normale të trombociteve si Aspirina.

Lexoni një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet+” nga mjekja hemataloge Mirela Xhafa për t’u informuar më shumë mbi format, parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis