17-vjeçari zgjohet rrugës për në funeralin e tij

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Një 17-vjeçar indian është zgjuar rrugës për në funeralin e tij pasi familja kishte menduar se një kafshim i qenit i kishte marrë jetën.

Kumar Marewad ishte kafshuar nga një qen rrugësh muajin e kaluar dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë dhe javën e kaluar mjekët njoftuan familjen se nuk mund të mbijetonte prandaj duhet t’i hiqnin pajisjet që e mbanin në jetë. Ata morën vendimin që t’i hiqnin aparatin që e mbante gjallë.

Familjarët menduan se 17-vjeçari ndërroi jetë kur ndaloi së marri frymë, prandaj vendosën që ta dërgojnë direkt në varreza. Por, adoleshenti u zgjua gjatë rrugës për në funeral.

“Vendosëm që Kumarin ta kthenim në shtëpi pasi doktorët na thanë se shanset për mbijetesë ishin të pakta pasi ta hiqnin ventilatorin”, rrëfen vëllai i Kumarit, Sharanappa Naikar, për mediat indiane.

Kishte temperaturë të lartë dhe infeksioni ishte përhapur në të gjithë trupin e adoleshentit.

Kur i hoqën aparatin që e mbante gjallë, familjarët menduan se ndaloi së lëvizuri dhe së marri frymë. Ata menduan se kishte vdekur dhe vendosën ta dërgojnë në shtëpi për të kryer ritualet e fundit.

Por, vetëm një milje larg nga fshati ku ishte planifikuar funerali, ai hapi sytë dhe filloi të marrë frymë shpejtë.

Kumar u dërgua përsëri në spital dhe tani po mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

“Dyshonim se vuante nga meningoencefaliti, një infeksion që shkaktohet nga kafshimi i qenit”, shprehen mjekët për mediat indiane.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale