17-vjeçarja në prag të vdekjes për shkak të përdorimit të tamponit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një 17 – vjeçare ka qenë në prag të vdekjes për shkak të një infeksioni bakterial si pasojë e  toksinave nga përdorimi i tamponëve. Peyton Cables, nga Kalifornia, ishte vetëm 15  vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, që në fillim u diagnostifikua gabimisht si një virus.Peyton Cables

Ajo u dërgua menjëherë në spital, pasi “virusi” filloi të përkeqësohej, vajza kishte marrje mendsh dhe temperaturë. Trupi i saj filloi të tkurret dhe rrahjet e saj të zemrës ishin si të një fëmije.

Vajza u transferua në reanimacion, ku u diagnostifikua me sindromën e shokut toksik, ndërkohë që nga helmimi i gjakut, të gjithë organet, si mëlçia apo veshkat, filluan të përkeqësoheshin. Mjekët i injektuan antibiotikë të ndryshëm për t’i shpëtuar jetën, dhe fatmirësisht, ajo arriti të mbijetojë.

Mendohet se vajza u përkeqësua dhe mori infeksionin e rëndë pas përdorimit të tamponit, edhe pse ajo insistoi që nuk e kishte mbajtur tamponin më shumë se 8 orë, aq sa rekomandohet. Tani ajo ka filluar të shpërndajë fotot shokuese nga spitali për të paralajmëruar dhe ndërgjegjësuar të gjitha femrat për efektin e dëmshëm që sjell përdorimi i tamponëve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?