2 këshilla të thjeshta për të pasur forma më perfekte

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Alia

Femrat kërkojnë gjithmonë të jenë perfekte. Ato duan që ta shikojnë veten në pasqyrë dhe ta pëlqejnë atë që shikojnë. Zakonisht gjëja më e dukshme është gjoksi. Nëse nuk jeni të kënaqur nga pamja e gjoksit tuaj, lexoni këto dy këshilla që janë efektive dhe me efekte të dukshme për një kohë të shkurtër.gjoks

E para është një ushtrim që çon në ndryshime dhe përmirësime të dukshme në formën e gjoksit tuaj. Përveç kësaj, është edhe një kurë në  kushte shtëpie e cila forcon lëkurën e gjoksit tuaj.

Ushtrimi:

  • Shtrihuni me shpinë në krevat ose në një dyshek në dysheme.
  • Merrni pesha nga 2.5 kg në çdo dorë.
  • Ngrijini krahët drejt mbi kraharor.
  • Më pas ulini ata anash sa më larg që të mundeni, sikur të jeni një aeroplan.
  • Ngrijini ata përsëri mbi kraharor
  • Përsëriteni.

Bëni 3 sete me nga 10 ushtrime çdo ditë. Ky ushtrim aktivizon muskujt poshtë gjoksit, në pjesën e sipërme të kraharorit dhe në pjesën e sqetullës.

Kura në kushte shtëpie

  • Kjo kurë përmban vetëm një përbërës i cili është vaji i ullirit.
  • Hidhni pak vaj në duart tuaja dhe fërkojini ato së bashku.
  • Mënyra më e mirë është duke u shtrirë mbi krevat dhe duke vendosur jastëk poshtë shpinës.
  • Secilën nga duart vendoseni mbi gjoks dhe filloni të masazhoni me vajin e ullirit.
  • Bëni 10 rrathë përreth çdo gjoksi dhe kështu keni mbaruar me masazhin.

Vaji e bën lëkurën tuaj më elastikë, por duhet të siguroheni që në duar të keni një sasi të konsiderueshme të vajit të ullirit. Nëse hidhni më shumë seç duhet, hiqeni sasinë e tepërt me një peshqir.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë, ose të paktën 3 herë në javë, dhe do shikoni se gjoksi juaj do  jetë më i fortë dhe i shëndetshëm.

Burimi: Healthy Life Byte/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave