Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Një përfitim shtesë (përveç shtimit të masës muskulare), që do të merrni duke praktikuar këto ushtrime është se mund t’i bëninë shtëpi, pa qënë nevoja të përdorni veglat e palestrës.
Qëndroni me këmbën e djathë, përpara dhe këmbën e majtë prapa. Pastaj ngadalë përkulni gjunjët derisa të dy këmbët të jenë pothuajse në kënd të drejtë. Pastaj shtyjini mbrapa deri në pozicionin e fillimit. Mos harroni të mbani drejt shpinën dhe përsëriteni këtë ushtrin 15-20 herë.
Skuats janë ushtrime tepër të efektshme kur është fjala për forcimin e kofshëve dhe vitheve. Qëndroni me këmbët e përkulura dhe duart shtrirë përpara për të kryer ushtrimin. Mbani gjunjët në kënd 90 gradë dhe kofshët paralele me dyshemenë. Mos harroni të mbani drejt shpinën, pastaj ngrihuni përsëri në pozicionin e fillimit. Përsëriteni ushtrimin 15-20 herë.
Burimi: www.healthyandnaturalworld/https://shendeti.com.al


