27-vjeçarja me sëmundjen e rrallë: Mban mend çdo detaj të jetës, që nga koha e lindjes (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një 27-vjeçare nga Australia ka treguar për aftësinë e saj të habitshme për të rikujtuar virtualisht çdo detaj të jetës së saj, që kur ishte 12-ditëshe.

Rebecca Sharrock vuan nga memoria autobiografike superiore, një gjendje e rrallë që i jep asaj një kujtesë të jashtëzakonshme. Ajo mund të rikujtojë detaje jo vetëm çfarë ka bërë në një ditë të zakonshme, por edhe çfarë ka veshur, madje edhe se si ka qenë moti atë ditë.

Në një postim në blogun e saj, 27-vjeçarja tregon për detajet që mund të rikujtojë që nga fëmijëria, duke filluar nga dhurata që ka marrë në ditëlindjen e saj të parë, apo të gjitha librat e Harry Potter, fjalë për fjalë.

 

Kur ishte vetëm 12-ditëshe, ajo rikujton momentin kur prindërit e kanë vendosur tek ndenjësja e drejtuesit të makinës për t’i bërë foto. Ajo rikujton gjithashtu ditëlindjen e saj të parë dhe si ia plasi të qarit kur mamaja e veshi me një fustan që i shkaktonte kruajtje.

27-vjeçarja është vetëm një nga 80 njerëzit në të gjithë botën që mund të mbajnë mend çdo ditë të jetës së tyre.

“Kjo ma bën të pamundur që të harroj qoftë një ditë të vetme të jetës sime. Po jetoj vazhdimisht me të shkuarën (emocionalisht) duke rikujtuar çdo detaj”, tregon ajo.

Aktualisht ajo është përfshirë në dy kërkime shkencore në lidhje me kujtesën, me synimin për të gjetur një përgjigje se si funksionin truri i saj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve