3 kivi në ditë, ja pse duhet t’i konsumoni

Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është një sëmundje e zakonshme dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak se çon në rritje të sheqerit dhe shkakton goditje në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

Dieta e dobët ushqimore është shkak për presionin e lartë të gjakut dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni mirë për të. Hani ushqime të shëndetshme, zvogëloni futjen e kripës, yndyrës dhe do të rregulloni tensionin e gjakut lehtësisht.

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë. Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë. Përveç kësaj kivi ju bën mirë për trajtimin e hipertensionit dhe për shikimin.

Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni. Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish, të gjithë mbi 55 vjeç dhe kishin tension të lartë.

Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar, 1 mollë në ditë për 8 javë rresht ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht. Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni i gjakut kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur