3 numrat kyç për shëndetin e zemrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E gjithë jeta jonë rrethohet nga numrat: numri i telefonit, kodi bankar…

Por, i dini numrat e shëndetit të zemrës që mund t’ju shpëtojnë jetën? Ka 3 numrat kyç që duhet t’i dini.

  • Tensioni i gjakut
  • Nivelet e kolesterolit
  • Perimetri i belit

Që këto numra të jenë në nivelet normale, duhet patjetër të bëni një stil jetese të shëndetshme – të ushqeheni shëndetshëm, të stëviteni rregullisht dhe të shmangni pirjen e duhanit.

Ja kur mund të konsiderohen normale nivelet e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe perimetri i belit?

Tensioni i gjakut: Kyç për shëndetin e zemrës

Tensioni i gjakut konsiston në dy numra. Tensioni sistolik mat presionin e gjakut në muret arteriale kur zemra pompon gjak gjatë një rrahje zemre, ndërsa tensioni diastolik mat të njëjtin presion mes rrahjeve të zemrës, kur zemra bmushet me gjak. Të dyja këto numra janë të rëndësishme.

Nivelet normale të tensionit të gjakut janë 120/80.

Pre-hipertnesioni është 120 deri 139 (sistolik) dhe 80 deri 89 (diastolik).

Hipertension (tensioni i lartë i gjakut) është 140 ose më lartë (sistolik) dhe 90 ose më lartë (diastolik).

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës