3 pijet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

vere

Keni vapë, po djersitni, prandaj ju duhet patjetër një pije për shuar etjen? Mos u nxitoni në zgjedhjen e pijeve, pasi ka pije që mund të përkeqësojnë edhe më shumë dehidratimin. Këto janë 3 pijet që ju duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës:

Soda

soda

E dini që soda rrit rrezikun për t’u prekur nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulae dhe shkakton prishjen e dhëmbëve? Ajo mund të shkaktojë gjithashtu dehidratim të trupit. NJë studim i ri, i kryer nga Shoqata Fiziologjike Amerikane, zbuloi se konsumimi i pijeve të gazuara për të shuar etjen në fakt e përkeqëson edhe më shumë dehidratimin dhe mund të shkaktojë probleme tek veshkat. Edhe pse studimi është kryer tek minjtë, hulumtuesit shkencorë thonë se duhet të merret seriozisht nga njerëzit që e shuajnë gjithmonë etjen me soda.

Alkooli

alkool

Pavarësisht sa joshëse mund të duket një gotë e madhe me birrë, alkooli i çdo lloji është gjëja e fundit që duhet të pini për të shuar etjen. Duke qenë se alkooli është diuretik, ai shkakton urimin të shpeshtë dhe rrit rrezikun për dehidratim. Nëse doni patjetër të pini një gotë birrë, mbani afër edhe një gotë me ujë. Të dyja bashkë ju ndihmojnë që të largoni dehidratimin. Për një birrë të freskët, ne ju sugjerojmë Te Stela Resort.

Çaj ose kafe

kafe

Çdo lloj kafeine rrit rrezikun e dehidratimit. Prandaj, nëse konsumoni kafe ose çaj të ftohtë gjatë verës, i shoqëroni ato me një gotë ujë për të shmangur dehidratimin.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?