3 super-ushqimet që sigurojnë një ditë plot energji

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Andy Bellati është një dietolog i njohur nga Las Vegasi. Ai ka zbuluar 3 super-ushqimet që sigurojnë një ditë plot energji.

Këto 3 ushqime që mund të rrisin nivelet energjisë janë fasulet, bollguri dhe bajamet. Bollguri është një nga ushqimet me përmbajtjen më të lartë në fibra të tretshme. Këto lloje fibrash qëndrojnë në stomak për shumë orë, prandaj keni energji të qëndrueshme për periudha të gjata kohe. Bollguri është një nga ushqimet më të mira që mund ta konsumoni 1 orë para se të shkoni në palestër.

Fasulet janë gjithashtu të mira për të shtuar energjitë pasi janë të pasura me 2 lëndët ushqyese më të rëndësishme – proteina dhe fibra. Këto dy lëndë ushqyese ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, ndërkohë që nivelet e sheqerit në gjak mbeten të qëndrueshme.

Bajamet nga ana tjetër sigurojnë yndyra të shëndetshme, fibra dhe proteina, një treshe fantastike që ju duhet për një ditë plot energji.

Sekreti i të tria ushqimeve qëndron tek mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak. Kështu nuk do të keni luhatje të niveleve të energjisë, siç ndodh për shembull kur konsumoni ëmbëlsira, që në fillim ju japin energji por vetëm pak pas kohësh energjitë shterohen dhe filloni të ndiheni të plogësht e doni të hani përsëri.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë