Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Vezët janë pjesë e dietës së përditshme pothuajse të çdo qenie njerëzore, por duke u bazuar tek vlera e tyre ushqyese, lirisht mund të themi se ato nuk përdoren aq sa duhet.
Vezët janë një ushqim i mrekullueshëm i cili mund të ofrojë përfitime mbresëlënëse shëndetësore. Nëse rrisni numrin e vezëve që konsumoni rregullisht, do të rrisni ndjeshëm përfitimet shëndetësore.
E verdha e vezës përmban më shumë se 90 për qind kalcium dhe hekur, ndërsa e bardha ka pothuajse gjysmën e proteinave. Sot, ne do të zbulojmë disa fakte interesante në lidhje me vezët që me siguri do t’ju bindin t’i konsumoni rregullisht.
Veza është burim i hekurit: Në rastin e mungesës së hekurit, njerëzit ndjehen të lodhur, nervozë dhe vuajnë nga dhimbjet e kokës. Hekuri mbart oksigjen në gjak dhe është faktor shumë i rëndësishëm për shumë funksione të trupit, duke përfshirë edhe mirëfunksionimin e metabolizmit, rritjen e energjisë dhe të imunitetit.
Veza nuk e rrit kolesterolin në gjak: Si rezultat i përmbajtjes së 210 mg kolesterol për çdo të verdhë veze, ky produkt ka fituar një reputacion të keq në vitet ’90, pasi shumë studime kanë treguar se ushqimet që përmbajnë yndyrë çojnë në sëmundje koronare të zemrës. Megjithatë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se ushqimet që janë të pasura me yndyra, sidomos të ngopura, janë më të rrezikshme për shëndetin e zemrës se sa yndyrnat e ngopura që gjenden në ushqim dhe konkretisht tek veza. Prandaj, veza është një burim i mirë kolesteroli, lehtësisht të tretshëm dhe gjithashtu e pasur me proteina.
Stimulon shëndetin e trurit: Vezët janë të larta në koline, e cila është një lëndë ushqyese që promovon zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe funksionin e kujtesës. Një vezë në ditë do të furnizojë 28% të kërkesës së kolinës gjatë shtatzënisë.
Burimi: healthyfoodhouse.com/http://shëndeti.com.al


