300 euro nëse lini duhanin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Spitalet franceze do t’u ofrojnë grave shtatzëna 300 euro nëse lënë duhanin. 17 spitale në këtë shtet do të marrin pjesë në eksperimentin 30-mujor, për të parë nëse iniciativat financiare mund të ndihmojnë nënat të heqin dorë nga duhani. Pjesëmarrëset duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe nuk duhet të jenë më shumë se pesë muaj shtatzënë. Në këtë skemë nuk do të përfshin ato që tymosin cigare elektronike apo produkte të tjera të duhanit.shtatzene_duhan

Gjatë kontrollove për shtatzëninë, ato duhet të takohen edhe me një specialist për lënien e duhanit, dhe pas takimit do të shpërblehen me një kupon prej 20 dollarësh, që mund ta përdorin në dyqanet që shesin artikuj për fëmijë.

Fillimisht ato duhet të pranojnë kushtin për t’iu nënshtruar rregullisht testeve të urinës ose pështymës për të parë nëse në të vërtetë kanë hequr dorë nga duhani.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të çojë në aborte ose lindje të parakohshme të foshnjave; vonesë në rritjen dhe zhvillimin mendor të tyre si dhe probleme me mushkërinë. Prandaj mjekët i rekomandojnë gjithmonë nënat që të heqin dorë nga duhani kur janë në pritje të fëmijës.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?