4 faktet që duhet të dini për vitaminën D!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vitamine 5Trupi prodhon vetë vitaminë D, kur rrezet e diellit vendosen në kontakt me lëkurën. Gjithashtu mund ta merrni këtë vitaminë nga ushqimi  ose si shtesë.

Procesi nëpërmjet të cilit trupi merr vitaminë D është kompleks. Ajo hyn në trup kur lëkura thith rrezet ultravjollcë B (UVB) pjesë e spektrit të dritës. Mëlçia dhe veshkat gjithashtu marrin pjesë në këtë procers, duke ndihmuar në prodhimin e formës të vitaminës që trupi mund të përdorë.

Ka një numër faktorësh që ndikojnë në nivelet e vitaminës D që mund të marrë një person. Ja faktorët më të rëndësishëm.

Vendi ku jetoni: Sa më larg nga Ekuatori jetoni, aq më pak vitaminë D merr trupi. Banorët e Bostonit, për shembull, marrin sasi të ulta nga vitamina D nga nëntori deri në shkurt, pasi dita është e shkurtër dhe veshjet mbulojnë pothuajse të gjithë trupin duke kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve UVB.

Cilësia e ajrit: Grimcat e karbonit në ajër nga djegia e lëndëve djegëse fosile, dru dhe materiale të tjera shpërndahen dhe thithin rrezet UVB, duke pakësuar kështu prodhimin e vitaminës D.

Përdorimi I kremit me filtra mbrojtës: Kremi me filtra mbrojtëse parandalon djegien nga dielli duke bllokuar dritën e UVB të depërtojë në lëkurë. Teorikisht, kjo do të thotë se përdorimi i i kremit mbrojtës ul nivelin e vitaminës D. Por praktikisht, shumë pak njerëz përdorin krem mbrojtës rregullisht, kështu që efektet e kremit mbrojtës në sasinë e vitaminës D nuk mund të konsiderohen shumë të rëndësishme.

Pesha: Studimet kanë treguar gjithashtu se të qenit mbipeshë është e lidhur me nivele të ulëta të vitaminës D dhe mbipesha gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë e vitaminës D.

Burimi: Harvard / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj