Kryefaqja Box 6 4 ilaçe që shkaktojnë shtim në peshë

4 ilaçe që shkaktojnë shtim në peshë

1
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj

Kur merr ilaçet për të pirë, leximi i efekteve anësore mund të jetë një eksperiencë e frikshme. Me gjithë dëshirën për të injoruar çdo gjë të shkruar (efektet pozitive të marra nga përdorimi i ilaçeve mund të jenë shumë  më të dobishme se sa efektet negative) është e këshillueshme të dihen mirë pasojat.ilace

Ka një grup ilaçesh që bëjnë të shtosh në peshë, por kjo nuk do të thotë se po pive një nga ato shtimi në peshë është  e paevitueshme. Nëse ti je në dijeni të faktit se ilaçi që po përdor të shton kilet, mund të marrësh masa për  ta parandaluar këtë efekt.

Mënyra më e mirë për ta parë se sa efekt ka në peshë një ilaç i caktuar, peshohu para se të fillosh kurën dhe pastaj peshohu përsëri pas dy javësh. Shumë njerëz nuk e kuptojnë kur shtojnë peshë deri pasi 6 javësh. Më poshtë jepet një listë me këto ilaçe dhe masat që mund të merrni për të anuluar disi efektin e tyre.

Antidepresantë

Antidepresantët më të përdorur botërisht janë dhe medikamentet që  i bëjnë përdoruesit të shtojnë më shumë peshë. Kjo ndodh sepse antidepresantët punojnë duke bllokuar receptorët ne tru që përthithin seretoninën, roli i të cilit është të punojë si një neurotransmetues dhe i bën qelizat nervore të ndihen më mirë, ose e thënë ndryshe më të lumtura.  Ndonëse ajo ka një efekt pozitiv për ngritjen e humorit, vihet se nga ana tjetër shton kërkesat e trupit për karbohidrate.

Çfarë mund të bëni: Zgjidhja më e mirë në këtë rast do të ishte t’i kërkonit mjekut t’ju sugjeronte medikamente që kanë efekt më të vogël në shtimin  peshës trupore.

Kokrrat për kontrollin e lindjes

Disa prej kontraceptivëve të përdorur nga femrat njihen se rrisin shumë peshën. Duke qenë se në përbërje ata kanë hormonin progesteron, ky hormon ndikon shumë edhe në shtimin e urisë. Një  pjesë shumë e madhe e kontraceptivëve ndihmojnë në rritjen e peshës , por shumë thonë se kjo ndodh edhe për shkak të mbajtjes së lëngjeve.

Çfarë mund të bëni: Lajmi i mirë është se kur vjen puna tek kontraceptivët ka shumë mundësi zgjedhjeje. Provoni një lloj kontraceptivi  për një cikël dhe nëse vëreni se po fitoni shumë peshë të  padëshiruar, diskutoni me mjekun se cila do të ishte një tjetër mundësi që mund të ndiqet.

Steroidet

Çelësi  i suksesit me këto lloj ilaçesh është t’i përdorësh për kohën më të shkurtër të mundshme.  Këto medikamente  njihen se shkaktojnë tek pacientët pagjumësi, rritje të oreksit dhe  mos humbje të lëngjeve.  Nga studimet që janë bërë, rreth 75% e personave që  kanë përdorur steroidet për një kohë të gjatë kanë pasur probleme me mbipeshën.

Çfarë mund të bëni: Kërkojini doktorit që t’ju vendosë në recetë dozën  më të vogël të mundshme që e  jep efektin e kërkuar. Gjatë kohës që jeni duke  i marrë steroidet, merrni të gjitha masat e mundshme që të bëni një gjumë të rregullt e të rehatshëm. Në këtë mënyrë mund të zvogëlohet  çrregullimi i pagjumësisë i cili shkakton uri.

Ilaçet e migrenës

Ka një shumëllojshmëri të madhe të ilaçeve që përdoren  kundër migrenës dhe, sipas specialistëve, pjesa më e madhe e tyre shkaktojnë rritje në peshë. Ilaçet që përdoren  edhe si antidepresantë ose për tensionin e lartë janë dhe lloji më i rrezikshëm.

Çfarë mund të bëni: Fillimisht mund t’i kërkoni mjekut që t’ju rekomandojë medikamente  me efektet më të vogla negative për shtimin në peshë. Një rrugë tjetër është edhe gjetja e faktorëve që nxisin migrenën tek ju dhe shmangia e tyre. Për shembull, nëse e dini që pasi të pini një gotë verë të kuqe do t’ju fillojë dhimbja e kokës , mirë do të ishte të mos pini më. Mund të duket pak e rëndë ky ndryshim drastik i jetesës , por në këtë mënyrë ju mund të ndryshoni shëndetin tuaj pa u varur nga një kokërr që mund të jetë e dëmshme.

Burimi: Fox News / https://shendeti.com.al/

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here