4 mënyra për të eleminuar dhimbjen e kokës të shkaktuar nga tensioni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Një dhimbje koke e shkaktuar nga tensioni mund të vështirësojë ditën tuaj. Kjo lloj dhimbje koke zakonisht shkakton dhimbje të butë apo të moderuar. Zakonisht, këto dhimbje shkaktohen në qafë, shpatull dhe kokë. Disa njerëz përjetojnë dhimbje koke tensioni herë pas here. Ja disa strategji si t’i reduktoni këto dhimbje.

dhimbje kokeKushtojini vëmendje gjumit: mos rrini pa ngrënë, dhe shmangni stresin dhe lodhjen.

Teknikat e relaksimit: terapia fizike dhe psikologjike e relaksimit mund t’ju ndihmojë të largoni dhimbjen e kokës të shkaktuar nga tensioni, aq kohë sa ju praktikoni këto teknika rregullisht.

Aplikoni një jastëk me ngrohje në qafë dhe supe për të çlodhur muskujt: ushtrojini këto muskuj për t’i forcuar dhe shtrirë ato.

Qasjet mjekësore: disa njerëz me dhimbje koke kanë zona shumë të ndjeshme në pjesën e prapme të qafës ose tek supet. Injektimi i një anestezie lokale në këto zona mund të eliminojë dhe parandalojë dhimbjen e kokës. Ka gjithashtu shumë barna që mund t’ju ndihmojnë për të mbajtur dhimbjen e kokës nën kontroll./ www.shendeti.com.al

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj