4 mënyra për të rritur kreativitetin

Çdo njeri ka aftësi krijuese, por vështirësia qëndron në gjetjen e talentit. Nuk është e rëndësishme se cilat janë fushat ku jeni më të prirur për të shkëlqyer, por ajo çfarë jeni në gjendje të jepni. Fëmijëria luan një rol të rëndësishëm në formimin e personalitetit krijues, pasi mendja e fëmijëve është gjithmonë e mbushur me ide të pazakonta dhe interesante. Kritikat e tepërta e bëjnë talentin e fëmijëve të venitet. E nëse ende nuk keni zbuluar një fushë tuajën prioritare, hidhni vështrimin nga fëmijëria: është e sigurt që do ta gjeni një.

kreativitet 22Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

Kapërceni frikërat që keni mbartur që në fëmijëri- Suksesi i një të rrituri në të ardhmen varet nga cilësia e edukimit dhe mjedisit familjar. Prindërit mund të ushtrojnë ndikim negativ ose pozitiv në të ardhmen e fëmijëve, sepse fëmijët nuk mund të përcaktojnë prioritetet dhe të marrin vendime për jetën pa miratimin e tyre. Psikologët thonë se shpesh paaftësia prindërore dhe indiferenca vrasin krijimtarinë e fëmijëve. Një këshillë është ndjekja e kurseve të zhvillimit personal për heqjen e frikës dhe pasigurisë, pasi teknikat e ndryshme psikologjike mund t’ju ndihmojnë në zgjimin e interesit për një hobi të vjetër.

Mendoni pozitivisht – në ditët e sotme njerëzit janë të lodhur nga mendimet dhe reflektimet që u duhet të bëjnë shpesh për jetën. Ja pse të menduarit pozitivisht ju ndihmon në nxjerrjen e potencialit krijues. Njerëzit emotivë dhe ata që janë të prirur ndaj mendimeve negative, mund të dëmtojnë mirëqenien e tyre mendore.  Mendoni për diçka të bukur dhe përqendrohuni tek gjërat e mira që keni në jetë.

Besoni në vetvete- besimi është një nga gjërat më të fuqishme të botës. Është pothuajse e pamundur të arrini objektivat tuaja pa pasur besim. Për të rritur kreativitetin, këshillohet të keni më shumë besim në vetvete. Por kujdes mundohuni të jeni sa më shumë objektivë në atë që bëni. Besimi pa vepra nuk ka kuptim.

Jini më shumë kreativë gjatë fundjavës- të paktën një ditë nga fundjava ia dedikoni pikturës, bëni një vizitë në park apo në një ekzspozitë. Mbusheni mendjen me ide interesante dhe krijuese. Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit