4 përbërës detoksifikues që duhet t’i shtoni tek uji

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

I shtoni njërën nga këto katër përbërës ujit që të nxirrni toksinat jashtë nga trupi dhe të detoksifikoheni më lehtë.uje detoksifikues

Limon – Uji i limonit është një pije detoksifukuese shumë e mirë për trupin: lëngu i limonit ndihmon për pastrimin dhe nxjerrjen jashtë toksinave. Shtoni një fetë limon tek një gotë ujë ose shtrydhni limon e freskët tek uji.

Mente – Menteja i jep ëmbëlsi uji dhe ndihmon për tretjen e shpejtë të ushqimit.

Kastraveci – Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon për hidratimin e lëkurës. Shtoni disa feta të holla të kastravecit tek uji për t’i dhënë shije dhe detoksifikuar trupin.

Xhenxhefil – Rrënjët e kësaj erëze ndihmojnë për pastrimin e sistemit imunitar, tretjen e ushqimit dhe fryrjen e stomakut.

Mund t’i shtoni të gjitha përbërësit njëherësh për të bërë një pije detoksifikuese për trupin. Tek një gotë me ujë të ftohtë hidhni 3-5 feta kastravecë, gjysmë limoni, pak gjethe menteje dhe pak xhenxhefil.

Burimi: Popsugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit