4 përdorime të limonit si produkt bukurie

Përshtati në shqip për Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Limonët janë një nga frutat më të përdorur në të gjithë botën, kjo falë përdorimit të tyre të gjerë në gatime, si dhe për përfitimet e shumta shëruese dhe zbukuruese.limon_produkt bukurie

Limonët njihen edhe për aromën karakteristike, që ju jep shije ushqimeve dhe pijeve. Ata janë të pasur gjithashtu me vitamina, minerale dhe antioksidues, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh.

Përveç përfitimeve shëndetësore, limoni është i mirë për t’u përdorur edhe si produkt bukurie.

Ja si mund ta përdorni atë për flokët, thonjtë fytyrën etj:

Për të zbardhur thonjtë

Kontakti me objekte dhe substanca të ndryshe si dhe dieta e varfër shkaktojnë zverdhje të thonjve. Për t’u rikthyer atyre bukurinë dhe shndritjen e mëparshme, i fërkoni me një copë limon për dy minuta. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në ditë, nëse keni mundësi.

Për të shndritur flokët

Ky truk funksionon për femrat që kanë flokë bionde ose kafe të çelët. Aplikoni pak lëng limoni tek flokët dhe qëndroni në diell për pak minuta. Më pas i lani si zakonisht. Do të shihni që flokët do të marrin një shkëlqim të veçantë. Vetëm kujdes mos të bie në kontakt me lëkurën, pasi mund të shkaktojë njolla të zeza.

Si pastrues natyral

JU është mbush fytyra me njolla të zeza? Ndoshta mund të jenë shkaktuar nga efektet e radikaleve të lira dhe ndotësve mjedisorë. Për të pastruar fytyrën, përdorni këtë trajtim natyral.

Përbërësit:

  • 1 limon
  • 2 aspirina

Si ta përgatisni?

  • Shtypni aspirinat derisa të bëhen pluhur dhe i përzieni ato me lëng limoni.
  • Aplikojeni maskën në fytyrë, mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Kujdes: Pasi ta aplikoni këtë trajtim, ju duhet të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit, pasi mund t’ju shkaktojë njolla të zeza ose puçrra.

Për të zbardhur pjesën poshtë krahëve (sqetullat)

Ky frut është i mirë për kujdesin poshtë krahëve për disa arsye: së pari, ai njihet për aftësitë e tij për të hequr njollat e zeza që formohen poshtë krahëve. Arsyeja e dytë është se lëngu i tij aromatik mund të neutralizojë aromën e trupit të shkaktuar nga djersa.

Përbërësit

  • ½ limon
  • 1 lugë gjelle sodë buke (10 g)

Përgatitja:

  • Përzieni sodën e bukës me lëngun e limonit.
  • Kur të laheni, aplikojeni përzierjen tek pjesët poshtë krahëve dhe mbajeni për 5 minuta.
  • Mund ta përdorni këtë trajtim edhe për zbardhjen e bërrylave ose gjunjëve.

 Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet